Flash

Video/ Benzema shpëton Zidane në shtesë: Real Madrid akoma krah për krah me Barcelonën

Lapsi.al 15 December 2019
Video/ Benzema shpëton Zidane në shtesë: Real Madrid akoma krah

Edhe kur ngadalësojnë, Real Madrid e Barcellona mbeten krah për krah në krye të Liga. Në javën e 17 të kampionatit spanjoll, Blancos nuk përfitojnë nga barazimi i blaugrana e nuk shkojnë më shumë se 1-1 në Valencia. Duhet të jetë më shumë se i kënaqur me kaq Zinedine Zidane, sepse kjo ndeshje mund të kishte qenë fare mirë një humbje, nga e cila merengues shpëtuan vetëm në minutat shtesë.

E vështirë transferta në Mestalla për Real Madrid e madje kur Soler në minutën e 78' kaloi në avantazh vendasit, u duk një sfidë e përfunduar për kryeqytetasit. Por megjithatë, Real mbetet Real dhe Zidane i shmanget humbjes dhe mban fort pozicionin kryesues, falë golit të Benzema, në të 95, duke përfituar brenda zonës nga një rrëmujë. Në ndeshjet e tjera, Sevilla rrëzohet në shtëpi 2-1 kundër Villarreal, ndërsa Getafe mposht 2-0 Valladolid.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI