Flash

Video/ Çfarë goli Vlahocic: Inter humbet vendin e parë në minutën e dytë shtesë

Lapsi.al 15 December 2019
Video/ Çfarë goli Vlahocic: Inter humbet vendin e parë në

Inter frenon, Fiorentina lëviz klasifikimin. Skuadra e Conte ka humbur vendin e parë vetëm në minutën e dytë shtesë në Artemio Franchi. Një kundërsulm brilant i Vlahovic i heq nga duart fitoren zikaltërve, në ndeshjen e prapambetur që mbyll javën e 16 të Serie A. Të besuarit e Conte barazojnë 1-1 me Fiorentinën dhe bashkohen me pikë të barabarta me Juventus, por pas tyre me diferencë golash.

E të mendosh se në Firence Borja Valero kishte nevojë për vetëm tetë minuta, për të ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Mesfushori nuk festoi për respekt të tifozëve në Franchi, por ka qenë më tepër si një parandjenjë për atë që do të ndodhte në fund. Inter e kuptoi që nuk do të ishte një ndeshje e thjeshtë. Handanovic e Dragoëski janë vendimtarë në ndëhyrjet e tyre ndaj Badelj e Lukaku, ndërsa Lautaros i është anulluar një gol, për pozicion jashtë loje të Lukaku. Në fakt u desh ndërhyrja e VAR për të përcaktuar pozicionin e belgut dhe zhvleftësuar golin e argjentinasit.

Në pjesën e dytë zikaltrit kontrolluan garën, duke mbajtur larg rreziqet, por pikërisht në gjashtë minutat shtesë pësuan një kundërsulm të jashtzakonshëm të Vlahovic, që bëri gati 60 metra sprint i pakontrastuar nga asnjë mbrojtës përpara se të siluronte Handanovic. 39 pikë për Conte, po aq sa Juventus, ndërsa Fiorentina shkon e 13 me 17 pikë, duke i dhënë një frymëmarrje teknikut Montella.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI