Flash

Champions League : tmerri i shortit e ka emrin Real Madrid

Lapsi.al 16 December 2019
Champions League : tmerri i shortit e ka emrin Real Madrid

Champions League përshëndet fazën e grupeve dhe futet në zemrën e sfidave me nokaut: sot në Nyon - selia e UEFA - u zhvillua shorti për raundin e 1/8-ave: Real Madrid me Manchester City do të jetë superndeshja e kësaj faze. Ky short ka nxjerrë çifte shumë interesante, të cilat do dhurojnë emocione dhe spektakël. Një sfidë emocionuese do të jetë edhe ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid. Ndërkohë një short disi më i favorshëm për Juventus të cilit goglat i sollën përballë Lyon, Napoli me Barcelona, Atalanta me Valencia. Shorti ka rezervuar një përballje të vështirë për Napolin i cili do të sfidojë Barcelonën. Ndërsa italiania tjetër Atalanta do të luajë ndaj Valencia, një kundërshtar relativisht i kënaqshëm për ta, duke patur parasysh skuadrat që ka shmangur.

Raundi i 1/8-ave:

1) Dortmund- PSG

2) Real Madrid- Manchester City

3) Atalanta-Valencia

4) Atletico Madrid- Liverpool

5) Chelsea – Bayern Munich

6) Lyon - Juventus

7) Tottenham-Leipzig

8) Napoli-Barcelona

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI