Flash

Golden Boy 2019: Joao Felix mund Donnaruma e Zaniolo

Lapsi.al 16 December 2019
Golden Boy 2019:  Joao Felix mund Donnaruma e Zaniolo

I ndjekur nga 21 persona mes familjarëve e drejtuesve të Atletico Madrid, Joao Felix zbarkoi në Torino për të marrë Golden Boy 2019, çmimin ndërkombëtar themeluar nga Tuttosport, që shkon cdo vit për lojtarin më të mirë Under 21 që luan në Europë, tashmë në edicionin e XVII. Vlerësimi si Under 21 italian më i mirë ka shkuar oër portierin e Milan Gianluigi Donnarumma, që ka mundur në një garë për votën e fundit romanistin Nicolò Zaniolo.

Një mbrëmje speciale për fenomenin e ri të Atletico Madrid, që ka marrë epitetin si Cristiano Ronaldo i ri. E kanë duartrokitur në skenën e Ogr të Torinos, të gjithë personat për të më të dashur, të udhëhequr nga menaxheri i fuqishëm Jorge Mendes, vetë CR7. Nuk mund të mungonin i ati Carlos Félix, e ëma Carla - të dy të mësues - e fejuara Margarida Corceiro, që ishin pranë tij, ashtu si një delegacion i madh i Atletico, klubi që investoi mbi të në verë 126 milionë euro: presidenti Enrique Cerezo, drejtori sportiv Andrea Berta, shefi i komunikimit Rafa Alique e shefi i zyrës së shtypit Juanjo Anaut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI