Flash

Inter ndryshon objektiv, hedh sytë nga Europa League, Zanetti: "Jemi të lumtur me Conte"

Lapsi.al 16 December 2019
Inter ndryshon objektiv, hedh sytë nga Europa League, Zanetti: "Jemi

"Nuk ka ndeshje të mbaruara, sidomos në këtë kompeticion. Duhet të përballojmë cdo ndeshje në mënyrën e duhur, sepse mund të ketë surpriza. Tani të mbyllim mirë kampionatin, pastaj do të kemi nevojë të përgatisim këto dy ndeshje". Zëvendëspresidenti i Inter Javier Zanetti ka komentuar kështu shortin e 1/16 të Europa League, ku skuadra e Antonio Conte do të përballet me Ludogorets. "Duam të jemi protagonistë, na vjen keq për daljen nga Champions. Tani të përqendrohemi në këtë turne që është po aq i rëndësishëm".

"Europa League bëhet një objektiv. Në vjen keq që dolëm nga Champions për mënyrën si e kishim përgatitur grupin, por në fakt fusha tha se nuk ishim gati - vazhdoi Zanetti - Historia jonë flet qartë, kemi qenë gjithnjë protagonistë në Champions e Europa League. Kemi detyrën të besojmë, duke punuar me përulësi e duke shpresuar të arrijmë deri në fund. Conte? Të shohësh nga afër kulturën e tij të punës, pasionin që arrin ti transmetojë të gjithëve, është e rëndësishme për një skuadër që kërkon të luftojë për objektivë të mëdhenj. Eshtë shumë i përgatitur, inteligjent, me personalitet të lartë. Jemi në fillim të një rrugëtimi të ri, duhet të punojmë me detajet, por jemi në rrugën e duhur".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI