Flash

Mendes shpërthen polemikat: "Padrejtësi Topi i Artë për Messi, më i miri është Ronaldo"

Lapsi.al 16 December 2019
Mendes shpërthen polemikat: "Padrejtësi Topi i Artë për

Gjatë dorëzimit të cmimit Golden Boy në Ogr në Torino, menaxheri i Cristiano Ronaldo e Joao Felix, Jorge Mendes, ka shpërthyer kundër vendimit për ti dhënë Topin e Artë Lionel Messi. "Ronaldo është më i miri i historisë së futbollit, ka transformuar futbollin botëror, Portugalinë, Real Madrid - ka thënë ai -. Nuk është e mundur ta krahasosh me asnjë. Topi i Artë për Messi? Për mua është një padrejtësi. Po të luante me Real do ta kishte fituar"

Nuk përdor fjalë të buta Mendes, që bashkohet me ata që kanë kritikuar dorëzimin e cmimit për fenomenin e Barcelonës. Ndërsa për klientin e tij vetëm fjalë vlerësimi. "Para tij Portugalia nuk kishte fituar kurrë asgjë, me të fitoi Europianin e Nations League - ka shtuar menaxheri i famshëm - CR7 është një kampion dhe e si atë që duhet të bëjë, të vazhdojë të punojë. Si edhe Joao Felix, që ai e konsideron një fenomen".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI