Flash

Një sulmues për të kuruar problemin gol: Teuta prezanton Edi Martinin, që kërkon "të sakrifikojmë në maksimum"

Lapsi.al 16 December 2019
Një sulmues për të kuruar problemin gol: Teuta prezanton Edi

Një ditë mbeti pa një trajner pankina e Teutës, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, si pasojë e humbjes shkatërruese 4-0 kundër Kukësit. Presidenti Hasanbelliu i kishte idetë e qarta dhe thirri e prezantoi brenda 24 orëve Edi Martinin. Tekniku shkodran, që ka punuar me bregdetarët në 2011, kthehet të drejtojë skuadrën durrsake pas 8 vitesh dhe do të bëjë debutimin në një ndeshje më shumë se të vështirë kundër Partizanit të mërkurën.

Situata në Durrës nuk është ajo më e mira, jo vetëm për rezultate, por edhe kalendarin që Djemtë e Detit kanë përpara: “Pothuajse të gjithë lojtarët i njoh, jo personalisht, por i kam parë gjatë ndeshjeve. Shpresoj të dalim faqebardhë, për të tjerat kemi kohë mjaftueshëm për të diskutuar. Kemi dy ndeshje ku duhet të japim të gjithë maksimumin. Duhet të sakrifikojmë në maksimum, pasi janë dy ndeshje që na mbajnë në garë“, u shpreh Martini gjatë prezantimit.

Pas prezantimit, 44-vjeçari nisi menjëherë nga puna, duke zhvilluar stërvitjen e parë në drejtimin e Teutës. DEtyra e parë është natyrisht ti japë vlerë sulmit. Sindroma e durrsakëve këtë edicion ka qenë përpara portës: 9 gola në 15 ndeshje, sulmi i dytë më i dobët i Superiores. Si një sulmues i spikatur kur luante në fushë, Martini ndoshta do të dijë ti japë besim lojtarëve të tij, për të arritur më lehtë tek goli, duke shpresuar më pas që golat të përkthehen në rezultat. Nën drejtimin e një mesfushori ofensiv si Shkëmbi, durrsakët dinin të mbroheshin mirë, por jo të shënonin, e ndoshta shkodrani me stilin e tij, mund të bëjë kthesën në këtë këndvështrim...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI