Flash

Humb jetën në fushë Allegri: dramë në basketboll

Lapsi.al 17 December 2019
Humb jetën në fushë Allegri: dramë në basketboll

Alessio Allegri, 37 vjec, kapiten i Osl Garbagnate, ka humbur jetën të hënën pasdite për shkak të një infarkti, që pësoi gjatë një ndeshje në Serie C Silver. Allegri, të dielën e 15 dhjetorit, po diskutonte një ndeshje në pallatin e Rho kundër një skuadre të provincës së Bergamos, La Torre di Torre Boldone, kur ngriti krahun lart si një thirrje të fundit për ndihmë e pastaj u rrëzua përdhe.

I dërguar në spitalin Sacco, dukej se basketbollisti e mori veten, por pasdite vonë zemra pushoi së rrahuri. Allegri ishte ylli i basketbollit lombard, i mbiquajtur 'Koeman', si ish-mbrojtësi i kombëtares hollandeze.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI