Flash

MotoGP: Rezulton pozitiv, pezullohet Iannone: "Jam i qetë"

Lapsi.al 17 December 2019
MotoGP: Rezulton pozitiv, pezullohet  Iannone: "Jam i qetë"
Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit ka pezulluar Andrea Iannone për shkak se ka rezultuar pozitiv ndaj një kontrolli antidoping. Analizat e urinës të pilotit të Aprilia, të kryera nga një laborator i akredituar nga WADA në Kreischa, kanë rezultuar jo negative ndaj një substance të paspecifikuar në seksionin "Steroide androgjene anabolizantë esogjenë (AAS)" në kontrollin pas GP të Malejzisë në Sepang në 3 nëntorin e kaluar. Iannone, i pezulluar duke nisur nga sot, tani mund të kërkojë kundëranaliza mbi kampionin e urinës dhe natyrisht të kërkojë heqjen e pezullimit provizor: ndërkohë, do ti ndalohet të marrë pjesë në cdo lloj kompeticioni ose aktiviteti motociklistik deri në një njoftim të dytë. FNM, me një komunikatë për shtyp, ka bërë të ditur se "nuk do të japë të dhëna të tjera për momentin".
View this post on Instagram

Sono totalmente tranquillo e ci tengo a tranquillizzare i miei tifosi e Aprilia Racing. Mi rendo disponibile a qualunque contro analisi in una vicenda che mi sorprende, anche perché – a ora – non ho ricevuto alcuna comunicazione ufficiale. Negli anni, e anche in questa stagione, mi sono sottoposto a continui controlli, risultando ovviamente sempre negativo, per questo ho la massima fiducia nella conclusione positiva di questa vicenda. I'm totally relaxed and I want to reassure my fans and Aprilia Racing. I am open to any counter analysis in a matter that surprises me, also because - at the moment - I have not received any official communication. Over the years, and also this season, I have undergone continuous checks, obviously always proving to be negative, which is why I have every confidence in the positive conclusion of this affair. #maniac #ai29

A post shared by Andrea Iannone (@andreaiannone) on

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI