Flash

"Nuk bëj seks me Icardi para ndeshjeve, këshillat e Conte në shtrat, duhet ti provoj" Wanda Nara jep spektakël në emision

Lapsi.al 17 December 2019
"Nuk bëj seks me Icardi para ndeshjeve, këshillat e Conte në

Wanda Nara ka dhënë një intervistë të gjatë për Piero Chiambretti për “#CR4 – La Repubblica delle donne”, në Retequattro. "Nuk e di kush ishte ai që përzuri Icardi: ishte dicka që i shkoi për shtat të gjithëve. Ai shkoi në një skuadër më të mirë e më të rëndësishme - ka thënë bashkëshortja-menaxhere, duke prekur cështje nga më të ndryshmet, përfshirë edhe seksin me Mauron apo këshillat në shtrat të Antonio Conte.

Në lidhje me këshillat seksuale të Antonio Conte. “Nuk di ctë them, duhet ta provoj ta bëj para ndeshjeve, por Mauro është shumë profesional e para se të luaj nuk bën gjë. Vetëm pas ndeshjes, nëse ka shkuar mirë, sepse nëse humbet nuk do as të më shohë".

Për vitet e kaluar tek Inter: “Kam kujtime të bukura në San Siro nga interistët. E si them gjithnjë, interisti i vërtetë e di që ne kemi qenë gjithnjë nga ana e skuadrës. E kjo zgjedhje për të shkuar në Paris u bë edhe për të mos tradhëtuar zikaltrit. U lamë pa mërira, Mauro shkoi në një klub që nuk mund ti thoshte jo e edhe për Inter shkoi mirë”.

Për sa i përket zërave të merkatos që vitin e ardhshëm e shohin tek Juventus: “Jo, jo. E tashmja e Mauro është në Paris, ndihet mirë aty e po bën gola si gjithnjë. E vetmja gjë që më intereson është lumturia e tij e ai tek Psg është shumë i lumtur”.

Pika e nxehtë sigurisht është mardhënie e Icardi si prind dhe si Maxi Lopez përjeton raportin e tyre, mes Mauro e tre fëmijëve të tij: “Para se gjithash, e theksoj, unë e lashë Maxi, u ktheva në Argjentinë e vetëm pas kësaj nisa historinë me Mauron. Kisha tre fëmijë të vegjël e nuk ishte e lehtë të kthehesha në Argjentinë e tia nisja nga fillimi. Për mua gjetja e një personi si Mauro, që ishte shumë i ri, ishte e rëndësishme: nuk ishte vetëm një zgjedhje për mua, e zgjodhë edhe sepse ai i donte fëmijët e mi”, shpjegoi Wanda duke vazhduar: “I edukoj fëmijët duke kërkuar ti transmetoj personalitet: kam një fëmijë tifoz me Juventus, më të voglin. E ndoshta ti thosha ose të vija një foto do të ishte e pa takt. Djali i madh është interist, edhe para se të njihja Mauro. Nuk mund ti them një fëmije që shkon në shkollë në Milano të mos e veshë një fanellë që të mos bezdiset Lopez. Mendoj se Maxi duhet të jetë krenar që unë zgjodha një njeri që i do fëmijët tanë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI