Flash

Vepra e artit kundër racizmit, akuzohet për racizëm. Artisti mbrohet: "Doja ti mësoja se jemi të gjithë majmunë"

Lapsi.al 17 December 2019
Vepra e artit kundër racizmit, akuzohet për racizëm. Artisti
Vetëm një ditë më parë Lega Serie A ka prezantuar projektin artistik kundër racizmit, të artistit Simone Fugazzotto: tre tablo që tregojnë tre majmunë që kanë objektivin të shpërndarjnë vlerat e integrimit, multikulturalitetit e vëllazërisë. 'Trittico', kështu e ka emrin vepra, ka shpërthyer debate të shumta, por si Luigi De Siervo, administraor i deleguar i Lega, ashtu dhe Fugazzotto mbrojnë zgjedhjen: "Tablotë pasqyrojnë fair play e tolerancë". Roma e Milan nuk janë fare dakord me zgjedhjen e Ligës. Nëse De Siervo ka njoftuar luftën e racizmit në tre plane (kulturale, me vepra arti si kjo; sportive, me inisiativa bashkë me klubin e lojtarët; represiv, duke bashkëpunuar me forcat e rendit), Fugazzotto ka shpjeguar në detaje qëllimin e veprës së tij: "Jemi të gjithë njësoj, është e kotë që vazhdoni duke i bërtitur të zinjve se janë majmunë e duke i hedhur banane. Nëse nuk arrini ta kuptoni se jemi të gjithë njerëz, po ju them se jemi të gjithë majmunë: ngjashmëria". Artisti ka zbuluar edhe si lindi idea e tre majmunëve: "Unë pikturoj gjithnjë majmunë, si metaforë e qenies njerëzore. E pastaj jam ndjerë i turpëruar vitin e kaluar duke dëgjuar britmat e majmunit ndaj Koulibaly. Kam bërë majmunin perëndimor, me sy të kaltër, majmunin aziatik me sy bajame e majmunin e zi, në qendër. Aty lind gjithcka, teoria evolutive kështu thotë". MILAN E ROMA NUK JANË DAKORD "Arti mund të jetë i fortë, por jemi krejt kundër në prdorimin e imazhit të majmunëve si ikonë për luftën kundër racizmit e jemi të befasuar nga mënyra si kanë rënë të gjithë dakord me këtë zgjedhje". Milan pozicionohet kështu në Tëitter për Trittico. Ndërsa edhe Roma është shprehur, duke pretenduar se nuk është kjo mënyra e duhur për të luftuar racizmin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI