Flash

Barcellona-Real Madrid: El Clasico ‘i blinduar’ e i paprecedentë në histori

Lapsi.al 18 December 2019
Barcellona-Real Madrid: El Clasico ‘i blinduar’ e i

Më një muaj e gjysëm vonesë, por është mbrëmja e Barcellona-Real Madrid. El Clasico numër 276 duhetj të luhej në 26 tetor por është shtyrë për shkak të tensionit në Katalonjë (protesta e incidente si pasojë e dënimit të nëntë separatistëve katalanas), gjë që në fakt nuk është shuar. Tensioni mbetet i lartë, e tregojnë masat special të sigurisë që janë parashikuar: 4 mijë agjentë të rreshtuar, skuadrat në të njëjtin hotel, shumë pranë stadiumit, të dyja do ti drejtohen Camp Nou në të njëjtit moment (dy orë para) në mënyrë që forcat e rendit të ruajnë vetëm një udhëtim.

Fillimisht ishte menduar të ndryshohej kalendari, duke luajtur vajtjen në Camp Nou, hipotezë e refuzuar nga Real. Në këtë pikë u mendua të zgjidhej dhjetori si data e ndeshjes, edhe pse la Liga do të kishte preferuar të shtunën në datën 7 për cështje televizive, por në fund ka fituar variant i ndeshjes së mesjavës: sonte në fushë në orën 20.00.

Një ndeshje delicate si për motivet politike ashtu dhe për cështjen titull, duke qenë se katalanasit e madrilenët janë të ngjitur në renditje në krye me 35 pikë: kush fiton mund ti japë vetes një shkëputje të lehtë e kampionatit një sinjal. E megjithatë, mes taktikave paraprake e nevojës për të ulur tensionin, të dy trajnerët janë shfaqur me tone të buta në konferencë për shtyp. "Njerëzit duan të shohin vetëm një ndeshje futbolli, pjesa tjetër nuk më intereson. E duhet të flas vetëm për topin, profesioni im ma imponon këtë. Jetojmë për të luajtur ndeshje të tilla" tha Zidane. "Futbolli duhet të bashkojë, jo të ndajë. Ne mendojmë vetëm për 90' e fushës" qendron në të njëjtën linjë Valverde.

Nga pikëpamja teknike e taktike, Barça e Real vijnë në gjendje të shkëlqyer psikofizike: vendasit janë gati të rreshtojnë tridhëmbëshin Messi-Suarez-Griezmann, miqtë do të besojnë tek Benzema, autor i golit të barazimit në Mestalla të dielën, i mbështetur nga Bale e Isco.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI