Flash

Cristiano Ronaldo-Messi-Van Dijk, sfida pa mbarim: edhe Igli Tare në lojë për Globe Soccer Awards 2019

Lapsi.al 18 December 2019
Cristiano Ronaldo-Messi-Van Dijk, sfida pa mbarim: edhe Igli Tare në

Paradë e yjeve të futbollit Botëror për Globe Soccer Awards 2019 që do të dorëzohen në 29 dhjetor në Dubai. Gati një histori e përsëritur, të paktën sa i përket sfidave të këtij sezoni: Cristiano Ronaldo i Juventus, sfidohet me Lionel Messi të Barcelonës e Virgil Van Dijk e Mohamed Salah të Liverpool, për titullin "Lojtari më i mirë i vitit".

Në garë për trofeun e rëndësishëm është edhe një shqiptar. Drejtori Sportiv i Lazio Igli Tare, është në garë me Andrea Berta (Atletico Madrid), Eric Abidal (Barcellona), e Marc Overmars (Ajax) për titullin "Drejtori Sportiv më i mirë i Vitit".

Mes zbulimeve të 2019 do të diskutojnë trofeun Erling Haaland i Salzburg, Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atlético Madrid) e Ansu Fati Vieira (Barcellona). Për sa i përket trajnerëve, finalistë janë Jurgen Klopp i Liverpool, Fernando Santos i kombëtares portugeze e Erik Ten Hag i Ajax.

Në futbollin e femrave, titullin "Lojtarja më e mirë e vitit" do të shkojë për njërën nga Alex Morgan (Usa), Megan Rapinoe (Usa), Lucy Bronze (Angli) e Amandine Henry (Francë).

Në ceremoninë e dhënies së cmimeve natyrisht që do të jenë të shumtë protagonistët e futbollit botëror si Pjanic, Giggs, Mikael Silvestre, arbitria franceze Stephanie Frappart, Romelu Lukaku, Didier Deschamps, trajneri i Francës, Simone Inzaghi, trajneri i Lazio, Fabio Capello apo Pierluigi Collina.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI