Flash

Klopp në Qatar, Liverpool rrëzohet në Birmingham: Aston Villa dominon 5-0 në ndeshjen e paprecedentë

Lapsi.al 18 December 2019
Klopp në Qatar, Liverpool rrëzohet në Birmingham: Aston Villa

Aston Villa tërheq zvarrë në Birmingham një Liverpool me vetëm të rinj (skuadra e parë është në Qatar për Kupën e Botës për klubin) dhe e flak jashtë Carabao Cup. Përfundon 5-0 për vendasit, që ishin në avantazhin e katër golave që në pjesën e parë: shënuan Hourihane në të 14', Kodjia në të 37' e 45', ndërsa në të 17' u fiksua autogoli i pafat i Boyes. Wesley mbylli historinë në minutën e 92, për një fitore të ditur e shumë të thjeshtë për Villans.

Me shumë mundësi Aston Villa nuk i kishte rastisur kurrë të përballej me një Liverpool kaq të dobët. Motivi ishte i ditur, duke qenë se në Villa Park u prezantua një version i të rinjve të Liverpool, duke qenë se titullarët e Jurgen Klopp janë në Qatar për të përgatitur sfidat me Monterrey e (me shumë mundësi) Flamengo për tu shpallur kampionë bote. Mjafton të përmendësh që edhe Klopp ishte zëvendësuar në pankinë nga Neil Critchley, për të kuptuar cfarë serioziteti kishte ndeshja.

Në fushë zbritën vetëm të rinj e shiritin e kapitenit e mbajti Pedro Chirivella, "veteran" i skuadrës, vetëm 22 vjec e gjysëm. Shumë e thjeshtë për ti mundur e për të shkuar në gjysëmfinalen e një turneu, që megjithatë është zyrtar në Angli. Katër gola në 45 minutat e para dhe një në shtesë, në një ndeshje që me shumë mudnësi do të kishte më shumë kuptim të luhej në një moment tjetër, duke evituar që një skuadër djemsh të rinj të turpëroheshin në mënyrë kolektive, gjë që nuk e meritonin, aq më tepër që përfaqësonin Liverpool e lavdishëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI