Flash

"Një muaj më parë ishim kot, tani sfidojmë Juventus", Igli Tare nuk kursen askënd

Lapsi.al 18 December 2019
"Një muaj më parë ishim kot, tani sfidojmë

Seria e rezultateve pozitive radhazi e ka ngjitur Lazio vetëm tre pikë nga Inter e Juventus, duke i futur faktikisht bardhekaltrit në garën titull. "E të mendosh se deri një muaj e gjysëm më parë ishim të thyer e duhet të shkonim të gjithë në shtëpi. Rikuperimi ndaj Cagliari konfirmon se jetojmë në një qytet ku mjafton pak për ta kaluar nga ferri në parajsë" ishin fjalët e drejtorit sportive të Lazio Igli Tare që në festën e Krishtlindjes të klubit nuk ngurron të bëjë disa gjëra të qarta.

Drejtori sportiv shqiptar, me rastin e eventit, ka folur kështu për momentin bardhekaltër: "Duhet shijuar me entuziazmin e duhur që po jetojmë në këtë periudhë, një moment i bukur e magjik: duhet vlerësuar por edhe kuptuar që rruga është e gjatë". Tare nuk i largohet debatit titull, por me kushtet e duhura: "Më pëlqen të jem entuziast e të them se nuk duhet të kemi frikë të luftojmë për të fituar kampionatin, por duhet të jemi po aq të kujdesshëm, skuadrat e tjera janë ndërtuar në mënyrë ndryshe e duhet të qendrojmë me këmbë në tokë".

Ka sidoqoftë vend edhe për ndonjë keqardhje: "Eleminimi nga Europa League, kemi dalë jashtë për gabimet tona". Grupi është megjithatë i fortë: "Nuk lindi sot, po e ndërtojmë prej kohësh. Me Cagliari është parë edhe ai shpirt që mungonte prej pak kohe. Tani sfidojmë Juventus në Superkupën italiane: do ta luajmë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI