Flash

FOTO/ Cristiano Ronaldo blen shtëpinë me çmimin rekord në Lisbonë, por kërkon ta përmirësojnë

Lapsi.al 19 December 2019
FOTO/ Cristiano Ronaldo blen shtëpinë me çmimin rekord në

Një pasuri e re e paluajtshme e Cristiano Ronaldos, i shtohet 'xhevahireve' luksoze të portugezit, që në këtë rast është një koleksionist i pandreqshëm. Blerja në fakt i takon një viti më parë, por lajmi është bërë i ditur vetëm në orët e fundit: Cristiano Ronaldo ka blerë një apartament prej 7,2 milionë euro, rekord për një shitje imobiliare në qytetin e Lisbonës. E vendosur në dy katet e fundit të një ndërtese luksi në Rua Castillho (pranë parkut Eduardi i VII), apartamenti është 288 metra katror e ështëshumë pranë lagjes ku është rritur sulmuesi i Juventus.

Gjithcka është në dizajn elegant, mes suitave, salloneve, sallës së ngrënies, spa me sauna e xhakuzi, palestrës, sallës së kinemasë, që janë në fakt vetëm disa nga bukuritë e apartamentit, që do të jetë në dispozicion të CR7 vetëm nga shkurti 2021: Cristiano Ronaldo ka kërkuar disa modifikime që do të kompletohen brenda një viti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI