Flash

"Më quani CR7 AIR JORDAN!!", Ronaldo ekzaltohet për supergolin e shënuar, Materazzi e tall: "Gati si unë"

Lapsi.al 19 December 2019
"Më quani CR7 AIR JORDAN!!", Ronaldo ekzaltohet për
Me golin e jashtëzakonshëm të shënuar ndaj Sampdoria, Cristiano Ronaldo i ka lënë të gjithë me gojë hapur. E si duket nga reagimi, edhe vetë portugezi ka mbetur lumturisht i surprizuar, aq sa ka dashur ta reklamojë kërcimin e tij impresionues edhe në rrjetet sociale. Komenti është shumë i qartë edhe pse me pak fjalë: "CR7 AIR JORDAN", ka shkruar sulmuesi i bardhezinjve, duke iu referuar legjendës së Nba, Michael Jordan.
Por natyrisht bashkë me komplimentet vijnë edhe ngacmimet e njëri prej tyre është i Marco Materazzi, që ka kujtuar në rrjetet sociale që edhe në Botërorin 2006, në ndeshjen Itali-Republika Çeke, kishte shënuar me kokë, duke kërcyer në kuotën 2,70 metra: "Bravo Air CR7... gati si unë! Komplimente për golin".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI