Flash

Superkupa Italiane/ Juventus-Lazio e fundit e llojit: studiohet formati spanjoll

Lapsi.al 19 December 2019
Superkupa Italiane/ Juventus-Lazio e fundit e llojit: studiohet formati spanjoll

Të dielën Juventus e Lazio do të diskutojnë edicionin 2019 të Superkupës Italiane, ndoshta e fundit në formatin klasifik të fitueses së kampionatit kundër fitueses së Kupës së Italisë. Në fakt, Federata italiane po studion një organizim të ri, me katër skuadra sipas modelit spanjoll: dy gjysëmfinale e një finale, duke futur në pjesëmarrje edhe të dytën e renditur në Serie A e finalisten humbëse të kupës.

Në realitet, ashtu si shpjegon Corriere dello Sport, është një projekt - edhe pse në fazën e studimit - ende shumë futurist, por rruga duket e gjetur edhe për cështje ekonomike. Arkëtimet e Superkupës Italiane janë rreth 7,5 milionë euro, ndërsa me formatin Final Four do të mund të arrihej në 30 milionë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI