Flash

Video/ Real Madrid nis hetimin për rastin Varane: kërkohet audio-Var për të përjashtuar komplotin

Lapsi.al 19 December 2019
Video/ Real Madrid nis hetimin për rastin Varane: kërkohet audio-Var
El Clasico nuk mund të përfundojë pa polemika, edhe kur del pa fitues. Në një ndeshje me Barcelonën, ku Real Madrid ishte në pjesën më të madhe të lojës skuadra më e mirë në Camp Nou, merengues kontestojnë fort dy episode ku pretendohet për 11 metërsh, e sidomos në rastin e Raphael Varane faulli i Lenglet ishte i dukshëm. Në pjesën e parë, francezi u godit me takë në kofshë nga bashkatdhetari i tij Clement Lenglet, takat e të cilit i lanë gjurmë të dukshme në kofshë mbrojtësit të Blancos, por për arbitrin Hernandez Hernandez ishte lojë e rregullt. Ndërsa episodi i dytë pa përsëri protagonist francezin, që këtë herë në zonë u tërhoq nga fanella nga Ivan Rakitic. Varane ka publikuar fotografi të dëmtimit të tij, si pasojë e ndërhyrjes së ashpër, duke shprehur qartë disaprovimin për mungesën e ndërhyrjes së VAR. Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe Real Madrid, që nuk e ka lënë me kaq cështjen, por ka nisur hetimin, duke i kërkuar zyrtarisht La Ligës bisedën mes dhomës së VAR dhe gjyqtarit Hernandez Hernandez lidhur me episodin e dëmtimit të Varane. Blanco kërkojnë të dinë nëse është diskutuar mes arbitrave të dhomës dhe atij të fushës, për të evituar mendimin e një komploti, apo thjesht askush nuk vuri re asgjë, sqaron El Chiringuito de Jugones.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI