Flash

Yaya Touré: "Ja pse nuk dua që djali im të luajë futboll"

Lapsi.al 19 December 2019
Yaya Touré: "Ja pse nuk dua që djali im të luajë

Në moshën 36 vjeç, ai po përjeton muajt e fundit të një karriere që arriti kulmin në Europë me Manchester City: Yaya Touré së fundmi ka fituar promovimin në kategorinë e lartë kineze me Qingdao Huanghai, por nuk ka harruar edhe futbollin europian, shpesh objekt i kritikës për çështje që nuk kanë të bëjnë me fushën.

Ashtu si tema e racizmit, fatkeqësisht e pranishme në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës: gjatë një interviste në "L'Equipe", mesfushori nga Bregu i Fildishtë zbuloi se ai e kishte penguar të birin e tij të ndiqte gjurmët e tij pikërisht për arsyet e përmendura tashmë.

"Unë jam i ndjeshëm ndaj kësaj, sepse racizmi është diçka që më lëndon gjithmonë. Djali im dëshiron të bëhet futbollist, por unë i thashë: "Jo, nuk mund ta bësh këtë. Unë nuk pranova ta lejoj atë të luajë futboll. Pse? Për këto gjëra".

Touré do të donte një sjellje të ndryshme nga maja e futbollit, sipas mendimit të tij ata nuk kanë mbajtur aspak qëndrimin e duhur në luftën kundër racizmit.

"Tre muaj më parë isha në një konferencë dhe disa njerëz nga federata italiane folën për këtë. Unë u thashë se çfarë duhet të bënin me raste si ai i Lukakut. Ata janë tifozët. Ju është thënë se duhet të jenë të sjellshëm por është ndryshe... Nuk është integrimi, është diçka tjetër ”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI