Flash

Deschamps zbulon emrin e trajnerit të ardhshëm të Francës: “Zidane do bëhet tekniku i kombëtares”

Lapsi.al 20 December 2019
Deschamps zbulon emrin e trajnerit të ardhshëm të Francës:

Franca kampione e Botës në fuqi përgatitet për Europianin e ardhshëm, për tu konfirmuar Kombëtarja për tu mundur, nën drejtimin e Didier Deschamps. Një administrim, ai i ish-mesfushorit, që do të mbetet në historinë e Gjelave, duke parë triumfet e mëdha. Por cështja është, pas tij, kush do të vazhdojë udhëheqjen e Kombëtares?

Përgjigjen e jep vetë Deschamps që, duke folur për Le Monde, zbulon një tjetër ish-futbollist të madh francez: Zinedine Zidane. “Trajneri i ardhshëm i Kombëtares franceze? Mund të jetë Zidane. Do të vijë momenti që kjo pankinë do ti takojë atij”. Ka thënë tekniku aktual i Bleus. Kontrata e tij me Federatën franceze do të skadojë në qershor 2022 e kushedi nëse, në atë moment, Zidane do të jetë gati të ndërmarrë misionin, pas eksperiencës tek Real Madrid, ai që me blancos e ka shkruar historinë në fushë...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI