Flash

Fonseca 'driblon' Hysaj: "Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera”

Lapsi.al 20 December 2019
Fonseca 'driblon' Hysaj: "Nuk flas për lojtarë të

"Nëse më pëlqen Hysaj? Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera". Me këto fjalë, Paolo Fonseca eviton të flasë për objektin e tij të dëshirave. Nuk është e fshehtë që tekniku i Romës e sheh me prioritet Elseid Hysaj, për të zëvendësuar Florenzi, por portugezi nuk dëshiron shpërqendrime: “Kemi folur për merkaton, por në fakt flasim për gjithcka me drejtorin, edhe për familjet, për festën... Nëse më pëlqen Hysaj? Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera” ka evituar përgjigjen Fonseca.

Mbrojtësi shqiptar i Napolit është lidhur gjithnjë me një kalim të mundshëm në kryeqytet, ku edhe drejtorit sportiv, por edhe tekniku portugez kanë vlerësim për shkodranin. Pengesë ka qenë deri tani cmimi i lartë që ka mbajtur Napoli për kapitenin kuqezi, por me kontratën që skadon në qershor, të kaltrit duhet të nxitojnë ta shesin me kosto të ulët në janar, për të mos e humbur me parametër zero.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI