Flash

"Raport homoseksual me Guardiola, më pëlqejnë gratë!”: Figo tregon histori të vjetra e të reja

Lapsi.al 20 December 2019
"Raport homoseksual me Guardiola, më pëlqejnë

Një kampion si Luis Figo, Top i Artë në 2000 e protagonist me Barcellona, Real Madrid e Inter, mund të flasë vërtetë për gjithcka. Për futboll e jo vetëm. E kështu, kush më mirë se ai, një ikonë e vërtetë, mund të përfundonte në një revistë të quajtur ICON? Portugezi, në intervistën e tij, ka diskutuar për shumë argumente, mes tyre disa tepër pikante. I pari është homoseksualiteti në futboll, ndërsa i dyti kaosi që mbretëron në Katalonjë, një rajon ish-Barça e njeh mirë. E Figo është përgjigjur për gjithcka, përfshirë ato...problematike.

HOMOSEKSUALITETI – Si ajo që i përket një legjende metropolitane në kohët që ai luante në Camp Nou. Portugezi ka patur një raport të ngushtë me Pep Guardiola, që sa ishin përhapur fjalë për një relacion mes tyre. Figo mohon gjithcka, me një dozë ironie. “Guardiola ka qenë një mik i madh, një person që që ka ndihmuar shumë. Kemi ndarë banesën bashkë, por asgjë përtej miqësisë. Më pëlqejnë femrat!”. Duke folur seriozisht mbi këtë gjë, pastaj, Figo nuk është kaq i befasuar që shpesh futbollistët nuk e tregojnë homoseksualitetin e tyre. “Njerëzit janë të këqij. Luan cdo të dielë e do të sulmonin për këtë, jo për mënyrën si luan. Besoj se është një zgjedhje për tu mbrojtur dhe jo nga turpi”.

KATALONJA – E pastaj Katalonja. Një rajon që ka mbetur në zemrën e Figos. “E shoh Katalonjën me trishtim. Është një tokë e mrekullueshme e njerëzit që jetojnë me siguri që i kanë keqinformuar. I kanë premtuar dicka, por duket se nuk arrin kurrë fundi. E kur shoh imazhet e një qyteti si Barcellona kaq të ndarë … është e trishtë. Është shumë mirë mirë që të ketë miqësi”. Edhe në këtë fushë, sigurisht portugezi është një kampion…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI