Flash

Shënoi supergol, por Ronaldo tallet nga Albinoleffe: “Flisni për Cristiano, por kujtohuni për Biava”

Lapsi.al 20 December 2019
Shënoi supergol, por Ronaldo tallet nga Albinoleffe: “Flisni për
Fluturimi i Cristiano Ronaldo ka impresionuar botën e ka nisur një garë tentativë krahasimesh. Pas golit të portugezit ndaj Sampdoria, në rrjetet sociale kanë plasur krahasimet, kujtimet e talljet. E fundit në listën e pickimeve është regjistruar edhe Albinoleffe, aktualisht në Serie C, me një foto që është bërë menjëherë virale. “Të gjithë flasin për goditjen me kokë të Cristiano… por duhet të kujtoni sa kërcente BEPPE BIAVA?”. E gjitha e shoqëruar nga një foto e ish-mbrojtësit, që tejkalon plotësisht një kundërshtar gjatë një ndeshje të 2003 mes Albinoleffe e Venezia. E në fakt, mbrojtësi që ka kaluar një jetë në A me fanellat e Palermo, Genoa, Lazio e Atalanta, duket shumë lart në imazhin e treguar, në pikën kur gjunjët i ka në lartësinë e kokës së kundërshtarit. Një goditje me kokë… si Cristiano Ronaldo që vlen një sfidë ironike, duke qenë se Juventus është bërë 'tagg' në postim…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI