Flash

Ancelotti kthehet në Premier League: akord deri në 2024 me Everton

Lapsi.al 21 December 2019
Ancelotti kthehet në Premier League: akord deri në 2024 me Everton
Mungonte vetëm zyrtarizimi, që tashmë mbërriti: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Everton, ish-tekniku i Napoli ka firmosur për katër vjet e gjysëm. Lajmin e ka bërë të ditur klubi liverpulas me një komunikatë për shtyp: "Everton është i lumtur të komunikojë se Carlo Ancelotti është menaxheri i ri. Një nga menaxherët më të suksesshëm në botën e futbollit, pasi ka fituar 20 trofe mes të cilëve kampionate në katër vende të ndryshme e Champions League tre herë, Ancelotti ka firmosur një akord për 4 vjet e gjysëm që do të zgjasë der në fund të sezonit 2023-24". Tekniku emilian, që ka ndjekur nga pranë ekipin në ndeshjen e fundit të drejtuar nga Duncan Ferguson, atë kundër Arsenal të debutuesit Arteta, në atë barazim në Goodison Park, do të takohet nesër me lojtarët. Kështu një pankinë e re, vetëm 11 ditë pas shkarkimit nga Napoli, por që do ta provojë për herë të parë vetëm në 26 dhjetor kundër Burnley. ANCELOTTI: "JAM I LUMTUR" Për Ancelotti, që do të ketë në staf edhe Duncan Ferguson, është eksperienca e dytë në Premier, pas Chelsea në sezonet 2009/11, duke i dhënë klubit londinez titullin kampion. Tani detyra është të ngrejë një skuadër që ndodhet e A 15° me 19 pikë, vetëm +4 nga zona e rënies. “Ky është një klub i madh me një histori të madhe e tifozë të apasionuar. Shoqëria kërkon të kthehet tek trofetë e sukseset, jam entuziast për prespektivën për të punuar këtu. Kam ndjekur skuadrën, puna e Duncan Ferguson ka qenë fantastike. Jam i lumtur që do të jetë me mua”, ka thënë Carletto si menaxher i Toffees.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI