Flash

"Salah është si Messi" Wenger sfidon mbretërinë e pakundërshtueshme të argjentinasit

Lapsi.al 21 December 2019
"Salah është si Messi" Wenger sfidon mbretërinë e

Mohamend Salah si Leo Messi. Krahasimin mes sulmuesit egjiptian i Liverpool e kampionit argjentinas të Barcelonës e ka bërë Arsene Wenger: një super vlerësim nga ana e ish-teknikut të Arsenal që ka patur vetëm elozhe për Salah. "Më pëlqen kur shoh sa shumë është rritur - ka thënë tekniku francez si raporton Mundo Deportivo – Eshtë një nga ato që krijon lojë e mundësi fantastike në sulm. Kundër Monterrey (në gjysëmfinalen e Botërorit për klube) ka bërë prekje të stilit Messi, më entuziazmon një djalosh që është i aftë të shënojë kaq shumë gola e të japë kaq shumë assist. Èshtë një lojtar i kompletuar. Kjo është ajo që admirojmë e që duam nga lojtarët tanë".

Salah, një që, në një kundër një, është gjithnjë impresionues në stilin e lojës ngjan me argjentinasinm, edhe pse Messi është konsideruar gjithnjë i një tjetër planeti. Egjiptiani ka bërë rrugë të gjatë për të mbërritur në kushtet për të kundërshtuar regjimin e Pleshtit: nga huazimi i Chelsea tek Fiorentina, blerja nga Roma dhe shpërthimi i plotë në Anfield Road. E nëse llogarisim se krahasimin e ka bërë një që futbollin e njeh mirë, Messi mund të mos jetë edhe për shumë kohë mbreti i driblimeve…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI