Flash

Goli i parë përlot në fushë Espositon: "Eshtë për mamin, për sakrificat e bëra"

Lapsi.al 22 December 2019
Goli i parë përlot në fushë Espositon: "Eshtë

"Nuk e mohoj që këtë natë nuk kam fjetur, kam menduar për këtë mbrëmje e nuk mund të ëndërroja mënyrë më të mirë". Fjalë e lot të Sebastiano Esposito, sulmuesi 17 vjecar i Inter që debutoi nga minuta e parë në Serie A, duke shënuar edhe golin e parë në kampionatin elitar: një penallti e realizuar pasi topi iu dorëzua nga vetë Lukaku. "Sapo pashë mamanë time dhe u preka emocionalisht, goli është për të. Falenderoj shoqërinë e familjen time që më qendron gjithnjë pranë.

Një gol që e bën Esposito shënuesin e dytë më të ri në historinë e Inter në Serie A, pas një miti si Mario Corso: "Shpersoj të vazhdoj kështu. Po marr frytet e punës sime, të shumë panineve që haja para stërvitjeve... por ka ende shumë për të punuar. Penalltia që ma lejoi Lukaku? Ai është një person fantastik, përvec se është një lojtar i jashtëzakonshëm. Më ka thënë të shkoja i bindur tek topi dhe të bëja gol".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI