Flash

Video/ Kukësi bllokohet nga Skënderbeu, Duro i tërbuar: "Na anulluan golin kot"

Lapsi.al 22 December 2019
Video/ Kukësi bllokohet nga Skënderbeu, Duro i tërbuar: "Na

I pari, por jo sic do të donte: Kukësi ndalon në ndeshjen e fundit të vitit, përballë Skënderbeut, që të paktën për 90 minuta rikthen rivalitetin e madh të viteve të fundit mes dy skuadrave, edhe me 10 lojtarë. Duro tani ka vetëm një pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt, ndërsa pretendon fort për një gol të anulluar, që mund ti kishte ndryshuar rrjedhën lojës.

Pollozhani në të 21 detyroi Xhikën të bënte ndërhyrjen e parë të vërtetë: fluturimi i portierit është spektakolar, por 11 minuta më pas ai nuk mund të bëjë asgjë në goditjen me kokë të Ditës, që imponohet në zonë në krosimin e Gripshit. Avantazh që deri diku pritej, për impaktin që kishin skuadrat me lojën, ndërsa reagimi i kryesuesve të kampionatit kishte agresivitetin e duhur.

Goli në fakt vjen në shtesën e të parës, por jo përpara se Jorgji të ksihte fërshëllyer, duke ndalur aksionin e duke i mohuar Ethemit të markonte me gol prezencën e 100 me kuksianët: "Unë jam dyshues, për golin e pjesës së parë dhe i kam kërkuar llogari Jorgjit. Edhe rasti i Mustës, që kishte prekje për penallti, më ka mbetur në mendje. Unë këtë i thashë Jorgjit, që edhe nëse ka përfunduar loja, duhet ta lejonte për dinamikën e lojës. Për mua ishte gol i anuluar padrejtësisht nga Jorgji”.

Protestat në këtë rast nuk është se bëjnë punë e Kukësi e nis të dytën me objektivin e qartë përmbysjen: në fakt u duk e mundshme kur Abazaj impenjoi Kolicin brenda zonës e Rroca barazoi në të 59, në sugjerimin pikërisht të ish-lojtarit të Skënderbeut. E si për ta bërë më të besueshme nga minuta e 65 korcarët luajnë me një lojtarë më pak: Asion Daja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Skënderbeun me 10 lojtarë. Dëshira e madhe për të shënuar golin ndoshta më shumë i pengoi lojtarët e Duros, që në shtesë patën dy mundësi me Emiliano Mustën, që në të dy rastet nuk mundi të superojë Kolicin. Në fund, një pikë për secilën skuadër, që nuk i mjafton askujt, por që bën punë: Kukësit për të mbajtur kreun e korcarëve për të vazhduar garën në përpjekje për tiu larguar zonës së playout…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI