Flash

Ancelotti prezantohet tek Everton me një batutë: “Ibrahimovic? Kam Kean"

Lapsi.al 23 December 2019
Ancelotti prezantohet tek Everton me një batutë: “Ibrahimovic?

Pasi ndoqi nga tribuna e Goodison Park barazimin e skuadrës së tij të re kundër Arsenal, për Carlo Ancelotti është dita e prezantimit si trajneri i ri i Everton. Tekniku italian, që ka firmosur një kontratë prej 58 milionë euro deri në fund të 2024, ka shpjeguar motivet që e kanë sjellë në Liverpool: "Ambicja e klubit e historia e tij. Tradita. Atmosfera e krijuar nga tifozët. E pastaj duam të përmirësohemi, të rritemi e të bëhemi një skuadër më e mirë. Këto janë arsyet përse zgjodha të jem këtu". Ish-Napoli ka folur edhe për merkaton ("Nuk e di nëse një lojtar kërkon të vijë këtu sepse jam unë, edhe në të ardhmen ka ndodhur"), duke premtuar se do të telefonojë Zlatan Ibrahimovic.

Jo për ta bindur të veshë fanellën e Toffees, sepse në skuadër Ancelotti ka një sulmues në të cilin beson shumë: "Me Ibra jemi miq të mirë. E di që ka përfunduar aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara, por nuk e di cfarë idesh ka. Duhet ta telefonoj e ndoshta do ta bëj. Nëse do të vijë në Liverpool për tu zbavitur mirë se të vijë, por jo për të luajtur...". Ancelotti beson shumë tek Moise Kean: "Kërkova ta merrja tek Napoli para se të firmoste për Everton. Èshtë një lojtar fantastik, të mos harrojmë se është 19 vjec. Duhet ta presim e të punojmë me të, sepse ka kualitete super".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI