Flash

CR7 heq medaljen nga qafa, rrjetet sociale ndahen në dysh: “Nuk di të humbasë”, ose “është mentalitet fitues”

Lapsi.al 23 December 2019
CR7 heq medaljen nga qafa, rrjetet sociale ndahen në dysh: “Nuk di
Të humbasë nuk i pëlqen askujt, imagjino tani Cristiano Ronaldos. Portugezi ka treguar shpesh (edhe para mbërritjes në Torino) që për të moto, të fitosh është e vetmja gjë që ka rëndësi, është parim. E kështu, kur trofetë nuk shkojnë për të ose skuadrën… nuk e merr fare mirë. Vetëm se kjo shkakton shumë polemika. E pas mungesës në mbrëmjen gala të Topit të Artë, që shkoi për rivalin e madh Messi, vjen medalja e argjendtë e Superkupës në Arabinë Saudite. Imazhet janë të qartë: medalja në qafën e portugezit qendron… një sekondë. REAGIMET – Një skenë aspak e cuditshme, në fund të fundit është e vështirë të shohësh dikë entuziast se humbi një ndeshje. Por kur flitet për CR7, gjithcka amplifikohet. E kështu reagimet janë të shumta e, si zakonisht, të ndara në opinione. Shumë e vlerësojnë, si një sjellje e një mentaliteti fitues, të tjerë e konsiderojnë paaftësi për të pranuar humbjen...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI