Flash

Ibrahimovic i thyejnë hundën: tërbimi i tifozëve të Malmoe arrin kulmin

Lapsi.al 23 December 2019
Ibrahimovic i thyejnë hundën: tërbimi i tifozëve të

Duhet të jenë vërtetë të tërbuar tifozët e Malmoe. Në shënjestër është akoma Zlatan Ibrahimovic, dikur heroi i shtëpisë, simbol i klubit, e tani i akuzuar për tradhëti të lartë pasi bleu 50% të Hammarby, skuadrës rivale suedeze. Statujës së dedikuar për sulmuesin suedez i vunë zjarrin, provuan ti sharrojnë këmbët, e mbuluan me qese plehrash, ndërsa tani arritën ti thyejnë hundën.

Natyrisht, në jetën e Ibrahimovic, kjo sjellje pak rëndësi ka. Suedezi po mendohet në shtëpinë e tij në Stokholm mbi të ardhmen dhe në këtë moment vetëm tek statuja e dëmtuar nuk mund ta ketë mendjen. Tek Milan e presin krahëhapur, me gjithë hundë madje...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI