Flash

Provokimi i Kryemadhit/ "Qeveria mbron oligarkët, ju festoni duke konsumuar produkte shqiptare"

Lapsi.al 23 December 2019
Provokimi i Kryemadhit/ "Qeveria mbron oligarkët, ju festoni duke

Kryetarja e LSI ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fundvitit. Bashkë me urimet ajo i ka nxitur shqiptarët të rrisin dozën e solidaritetit me njëri tjetrin duke konsumuar në tavolinën e ndërrimit të viteve produktet shqiptare. Në një postim video në Facebook, Kryemadhi shkruan se është momenti të ndihmojmë njëri-tjetrin, ndërsa akuzon qeverinë se kërkon ti vendosë produktet shqiptare përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare. "  Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare. Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira (video poshte)".

Kjo nuk është hera e parë që Monika Kryemadhi bën thirrje për solidaritet mes konsumatorëve. Në verë ajo bëri zhurmë me një apel nga konventa e LSI (lexo linqet poshte), për të bojkotuar produktet e oligarkëve dhe për të bërë pazar në dyqanet e lagjeve dhe për të përdorur taksinë e komshinjve.

©Lapsi.al

 

[embed]https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/598472094320448/[/embed]

Lexo me tej:

Apeli i fortë i Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, bleni në dyqanet e lagjeve

Pas thirrjes Bojkotoni prodhimet e oligarkëve Monika Kryemadhi bën pazar në "Ha shqip"

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI