Flash

Sulmuesi i Watford prek tifozët me deklaratën e tij: “Presion ishte të shihje mamanë të bënte tre punë që të përballonte Krishtlindjen”

Lapsi.al 23 December 2019
Sulmuesi i Watford prek tifozët me deklaratën e tij: “Presion

Për Krishtlindje Troy Deeney, kapiteni i Watford - skuadër që mbyll renditjen e Premier League - ka marrë një dhuratë të bukur. Sfida e Vicarage Road mes vendasve në vështirësi të madhe e Manchester United të Ole Gunnar Solskjaer ka dhuruar surpriza interesante e më në fund edhe ndonjë buzëqeshje në klubin e familjes Pozzo. Pas ndeshjes, sulmuesi i ka vënë gjërat në vend, duke i shpjeguar shtypit e tifozëve se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetën e tij.

GOLI I NDESHJES – Watford ka mposhtur United 2-0 përballë tifozëve të tyre: pas një pjese të parë pa gol, Ismaïla Sarr zhbllokoi rezultatin, duke përfituar nga një gabim i David de Gea (50′), dyfishimi erdhi pak minuta më pas me Deeney nga pika e bardhë e penalltisë (54′). Kapiteni ka gjetur golin e parë në Premier, pas një fillimi sezoni të kondicionuar nga operacioni në gju. Watford ka gjetur kështu më në fund njeriun e tij simbol.

PRESIONI – Një suksesi ishte i nevojshëm si ajri, por 31vjecari nuk mendon se futbolli vjen para gjithckaje: “Nuk ndjeja asnjë presion për situatën e Watford. Presion ishte të shihje mamanë time të bënte tre punë që të përballonte Krishtlindjen”. Fjalë që ndoshte qetësojnë disi ambjentin që zien pas rezultateve që e kanë zbritur Watford në vendin e fundit të Premier (12 pikë në 18 ndeshje). Rezultatet e këqija e kanë shtyrë klubin të ndryshojë disa herë udhëheqjen teknike. Deeney ka luajtur vetëm 7 ndeshje në Premier, nga të cilat 4 në shtëpi ku ka zbritur në fushë gjithnjë me një trajner të ndryshëm: Javi Gracia (Brighton), Quique Sanchez Flores (Burnley), Hayden Mullins (Crystal Palace) e Nigel Pearson (Manchester United).

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI