Flash

Tottenham humb e ai ndërron fanellën: tradhëtia e tifozit të Spurs bëhet virale

Lapsi.al 23 December 2019
Tottenham humb e ai ndërron fanellën: tradhëtia e tifozit të

Skuadra që fiton nuk ndryshohet. E nëse nuk fiton? Në atë rast duhen stabilizuar prioritetet. Nëse dashuria për ngjyrat është shumë e fortë, atëherë më mirë të rrinë bashkë, në të mirë e në të keq. Përndryshe, pavarësisht se është një gjest që një tifoz “i vërtetë” e dënon, mund të ndryshosh skuadër. Sigurisht është e komplikuar ta bësh në mes të një ndeshje, por si rrëfen The Sun, në botën magjike të Premier League ndodh edhe kjo. E një tifoz i ri sapo është bërë i famshëm, si simboli absolut… i tradhëtarëve të topit.

Tabloidi britanik ka publikuar disa foto që tregojnë një tifoz gjatë ndeshjes mes Tottenham e Chelsea. Djaloshi i ulur në tribunën e stadiumit të ri të Spurs mban fanellën me numrin 7, atë të Heung-min Son. Koreano jugori pati idenë e keqe të ndëshkohej ma kerton të kuq e Tottenham, me 10 lojtarë, nuk arriti ti imponohej Chelsea.

Atëherë për të qenë i lumtur dhe jo i dëshpëruar si tifozët e Spurs, djaloshi vendosi të heqë fanellën e Son, që deri në atë moment e mbante me krenari. E nën atë të Tottenham, fanella kishte ngjyrë tjetër e numër tjetër: ishte ajo blu e Chelsea e numri “8 Lampard”. Ky transformim futbollistik nuk i ka shpëtuar The Sun, që e bëri tradhëtarin të famshëm në cast...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI