Flash

Video/ Shkatërroi Juventus dy herë në dy javë: pritje heronjsh për Lazio në aeroport

Lapsi.al 23 December 2019
Video/ Shkatërroi Juventus dy herë në dy javë: pritje

Entuziazmi në qiell në aeroportin e Fiumicino, ku mbi një mijë tifozë pritën dhe më pas festuan kthimin e Lazio nga Riad pas triumfit ndaj Juve në Superkupën italiane. Ekipi i bardhekaltërve zbarkoi menjëherë pas orës 6 të mëngjesit. Dalja e Cataldi, autori i golit të 3-1 që mbylli ndeshjen, me trofeun e ngritur në qiell, u përshëndet nga një ovacion, me të gjithë tifozët që donin të preknin Kupën e fituar nga djemtë e Simone Inzaghi.

Që në orët e para të agimit të paktën 500 tifozë, të cilët më pas u shtuan gjithnjë e më shumë me kalimin e minutave, kishin lënë të takoheshin në sallën e mbërritjes së terminalit 3 për të mirëpritur me të gjitha nderimet ardhjen e Lazio me trofeun. "Është një gëzim i pamasë. Unë praktikisht nuk kam fjetur fare sonte - tha Carlo i Bufalotta, me shaminë e Lazio rreth qafës dhe kapelen me vizë në kokë -. Me djalin tim, pasi festuam duke i rënë borive me makinë nëpër rrugët e qytetit, kemi ardhur këtu në aeroport. Dua të jem atje për të bërtitur gjithë gëzimin tim për presidentin, Inzaghi dhe lojtarët. Faleminderit Lazio". "Është dhurata më e bukur e Krishtlindjes që mund të prisja", tha Emanuele di Centocelle, prej vitesh i abonuar në kthesën e Veriut.

Nuk munguan edhe disa ngacmime për kushërinjtë e Romës: "Kush nuk kërcen është me Romën" pasohet nga kori tallës. Një apoteozë e vërtetë, e plotë me ndezjen e bombave të tymit që shpërtheu me daljen e lojtarëve, të cilët, me vështirësi dhe të shoqëruar nga policia, më pas arritën në autobusin që po i priste jashtë aeroportit për t’i dërguar në qendrën sportive të Formello.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI