Flash

Juventusi është zhgënjyes, Sarri bën premtimin: "Fitojmë duke bindur... Champions"

Lapsi.al 24 December 2019
Juventusi është zhgënjyes, Sarri bën premtimin:

2019 është mbyllur me humbjen në Superkupë, por Maurizio Sarri ka shënjuar linjën për një 2020 të madhe: "Të fitojmë duke bindur, me predominimin e ndeshjes, është ajo që dua; deri tani është parë vetëm me momente". Objektivi i Juventus është i qartë: "Jemi një skuadër që dëshiron të fitojë edhe duke e ditur se në Europë nuk është kurrë e thjeshtë. Champions duhet të jetë një objektiv, por me ndërgjegjësimin që ka rrisqe që lidhen me kualitetin e kundërshtarëve".

"Jemi ende në një fazë me ulje e ngritje, ka momente në të cilën luajmë si skuadër, të tjera më pak - pranon tekniku për Sky Sport24 - Futet në normalitet, nuk ekziston gjithcka e menjëherë".

"Napoli peng i Sarri? Nuk mund të them nga 800 kilometra distancë...". Maurizio Sarri nuk shpreh gjykime mbi vështirësitë e ish-skuadrës së tij. "Unë jam i lidhur me ambjentin - limitohet të shtojë ai - e me grupin e lojtarëve falë të cilëve bëra kapërcimin në kualitet".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI