Flash

Mandzukic në Katar, Benatia 'ngacmon' Juventus: "Është koha të fitosh trofe të tjerë"

Lapsi.al 25 December 2019
Mandzukic në Katar, Benatia 'ngacmon' Juventus:
Mario Mandzukic është transferuar tashmë zyrtarisht tek Al Duhail, duke u larguar nga Juventus pas 4 vjetësh të suksesshme, por që janë mbyllur keq: sulmuesi kroat është lënë jashtë skuadre me ardhjen e Maurizio Sarri dhe nuk është aktivizuar asnjëherë në gjashtë muajt e fundit. Në Katar, Mandzukic do të gjejë një tjetër ish-bardhezi si Mehdi Benatia. Ish-mbrojtësi i Juventus është entuziast për transferimin e kroatit tek Al-Duhail dhe e ka treguar në Tëitter. Kjo është mirëseardhja e mbrojtësit maroken për sulmuesin, që sapo ka mbërritur nga bardhezinjtë: "Mirëseerdhe Mandzukic tek Al-Duhail e në aventurën e re në Katar. Kemi arritur trofe të ndryshëm bashkë, tani është momenti të shtojmë të tjerë në listë. E di që do jesh gati për këtë sfidë, mezi pres të të shoh".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI