Flash

Ronaldo, Neymar, McGregor, Ibrahimovic: shikoni çfarë bëjnë kampionët në Krishtlindje

Lapsi.al 25 December 2019
Ronaldo, Neymar, McGregor, Ibrahimovic: shikoni çfarë
Dikush në det, një tjetër në mal, apo me familjen. Ka nga ata që preferojnë zgarën, të tjerë që i jepen sfidave të vjetra e ndonjë tjetër që kërkon të reja. E vetmja gjë e sigurtë është se në Krishtlindje kampionët e sportit bëjnë si të gjithë ne: ndalen të festojnë nën pemë, e festojnë me ushqim apo ngritje dollie. Ja të gjithë duke nisur nga Juventus, që ka publikuar fotot e Ronaldos, Dybala që bën selfie, Bonucci që zgjedh të reklamojë punët. Por janë foto që duhet të jenë bërë më parë, sepse ndërkohë, Georgina Rodriguez postonte foto nga plazhi me gjithë familjen.
Familja Mihajlovic është në Bolonja: Arianna, gruaja e Sinisa, ka postuar foto nën pemën e Krishtlindjes në hotel Baglioni. E njëta gjë për Robert Leëandoëski, Lothar Matthaus, e John Terry, ndërsa Krishtlindje me familjen në shtëpi për Federica Pellegrini e qenushen e saj Vanessa. Ylli irlandez i Mma Conor McGregor ka marrë familjen për të bërë pazar e për të njohur... Babagjyshin. Paulo Dybala i beson aftësisë së tij me topin dhe është kjo video e postuar me urimin për Festa të mbara. Tek Liverpool e kanë të rëndësishme të festojnë me simbolet klasikë të Krishtlindjes e atëherë James Milner, me njeriun e borës, kërkon si dhuratë tre pikët në Boxing Day në Leicester. Cmimi look i takon Alisson: portieri i Liverpool së bashku me shoqen e tij Natalia kanë dale me pizhamat e Krishtlindjes, duke u bërë kult në rrjet.
View this post on Instagram

Merry Christmas and a wonderful time ?

A post shared by Lothar Matthäus (@lotharmatthaus10) on

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI