Flash

Ç’po ndodh? Vetvendosje merr kreun e parlamentit, LDK tallet me Vjosa Osmanin

Lapsi.al 26 December 2019
Ç’po ndodh? Vetvendosje merr kreun e parlamentit, LDK tallet me

Parlamenti i ri i Kosovës ka zgjedhur sot në seancën e tij të parë, krahun e djthtë të Albin Kurtit, Glauk Konjufcën si kryetarin e ri të Kuvendit. Por, ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se kjo u arrit pas një veprimi surprizë në çastet e fundit.

Të mërkurën Vetvendosja dhe LDK-ja njoftuan se ato nuk kanë rënë dakord për krijimin e një koalicioni të përbashkët. Partia e Isa mustafës shkoi edhe më tej me një propozim absurd për të hequr fajin nga vetja duke thënë se do e votonte nga opozita një qeveri të Albin Kurtit në pakicë.

Në këtë kuadër u mblodh seanca e sotme e parlamentit ku në mënyrë surprizë Albin Kurti propozoi Konjufcën për postin nr 2 të shtetit. Edhe më shumë surprizë, megjithëse pa marëveshje, LDK ia dha votat atij.

Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/ Çfarë ndodh tani

Po si duhet kuptuar kjo lojë?

Në mungesë të një marrëveshjeje për koalicion, Albin Kurti tregoi se është i vendosur të ece përpara për të mos krijuar krizë institucionale kur partia fituese nuk zgjedh dot kreun e kuvendit. Vetvendosja e mori këtë post ndoshta me synimin se tani e “fal” me kollaj presidentin që i duhet për Isa Mustafës dhe duke ruajtur shpresat për një qeveri me numër të barabartë ministrash, nga pesë sejcila nga partitë e mëdha.

Ama nga ana tjetër LDK humbi një post që i qe premtuar asaj. Ajo do ta ketë gjithnjë e më vështirë të pranojë një marëveshje të re qeverisëse. Por megjithëse bëri një lëvizje për tu shfajësuar në publik (pra votimin e Konjufcës siç pati premtauar se do e mbështesë VV edhe nga opozita) LDK e transferoi krizën brenda vetes.

Dihej se posti i parlamentares i qe premtuar Vjosa Osmanit. Duke e humbur atë, LDK gati s’a ka humbur edhe Vjosën. Pasi e përdorën si fytyrë të re në fushatën e 6 tetorit, fillimisht atë e spostuan nga negociatat, e pastaj e margjinalizuan në parti ku frenat i morrën dy njerëzit më pranë PDK-së së Hashim Thaçit, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Vjosa Osmani që e pati kthyer LDK-në në rekordet e saj elektorale u tall keq, nga burokratat e partisë, u përdor si ikonë fushate, por u hodh posht si kukull e pavlerë. Nuk është çudi që ajo të distancohet nga kjo lloj politike qoftë edhe me vendime ekstreme siç pranojnë purime pranë saj.

Andi Bushati: Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Po tani çpritet të ndodhë?

Versioni i parë, por me fare pak gjasa për realizim, është që marrja e kryeparlamentarit ta relaksojë vetëvendosjen dhe ajo ti plotësojë LDK-së të gjitha kërkesat e tjera (përfshi dhe presidentin). Nëse Isa Mustafa e pranon këtë “deal” koalicioni edhe mund të shpresojë të bëhet…

Versioni i dytë qështë që Albin Kurti të shkojë përpara, të sillet sikur e merr të sinqertë ofertën e LDK-së për ti dhënë votat nga opozita dhe të krijojë një qeveri të pakicës duke shpresuan që në pak muaj të bëjë aq lëvizje të forta sa të fitojë edhe më tepër mbështetje tek zgjedhësit. Por një opsion i tillë është pak i mundshëm sepse kjo do të qe një qeveri me kosën mbi zverk, të cilën do ta rrëzonin që në mundësinë e parë që i jepej…

Versioni i tretë është ai që Kurti të tërhiqet, të thotë se dështoi në krijimin e një kabineti me koalicion dhe nëse LDK nuk pranon të bëjë koalicion me partitë e tjera të sistemit të shtetit të kapur vendi të shkojë edhe njëherë drejt zgjedhjeve….

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI