Flash

"Do të vijë tek Barcelona": katalanasit nuk kanë hequr dorë, e konfirmon De Jong

Lapsi.al 26 December 2019
"Do të vijë tek Barcelona": katalanasit nuk kanë hequr

Aventura e Matthijs de Ligt tek Juventus sapo ka nisur, duke gjetur edhe ndonjë vështirësi madje, por ka nga ata që janë gati të vënë bast se e ardhmja e tij do të jetë në një tjetër klub të madh europian. Bëhet fjalë për Frenkie de Jong, një që e njeh mirë mbrojtësin bardhezi, duke qenë se ishin në një skuadër, tek Ajax, kur për pak arritën në finalen e Champions League sezonin e kaluar. E dyshja hollandeze mund të riformohet edhe në skuadrën aktuale të mesfushorit, Barcellona.

"De Ligt mund të vijë tek Barcellona në vitet e ardhshme. Ka bërë zgjedhjen e duhur e po bën shumë mirë në Torino, por kjo nuk e ndryshon faktin që mund të vijë në Barcellona pas disa vitesh. Liga mbetet kompeticioni më i mirë nga pikëpamja teknike, por mendoj se kampionati anglez është një nivel më lart në terma intensiteti" ka thënë De Jong për De Telegraaf.

Me pak fjalë, është konfirmimi se De Ligt mbetet një prej mbrojtësve më të mirë në botë, edhe në prespektivë. Por gjithashtu konfirmimi, se Barcellona nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga idea për të sjellë në Kamp Nou mbrojtësin, pavarësisht se humbi betejën e parë në merkaton e verës...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI