Flash

Nga Anglia: "Koulibaly ka kërkuar shitjen, ikën në janar"

Lapsi.al 26 December 2019
Nga Anglia: "Koulibaly ka kërkuar shitjen, ikën në

Fund viti i lëvizshëm në kampin e Napoli, ku cështjeve pickuese të fushës, të lehtësuara disi nga suksesi i minutës së fundit kundër Sassuolo, i shtohen ato të merkatos. Rinovimeve të komplikuara të Callejon e Mertens, sipas shtypit anglez i është shtuar kërkesa e Koulibaly për tu "larguar nga klubi që në janar". Mbrojtësi dëshiron Premier League e vlerësimi ka zbritur në 65 milionë euro, gjë që ka bërë që United e Arsenal ta vëzhgojnë me kujdes.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Star e Daily Mirror, në dritën e asaj që deklaroi Ian McGarry - operator e konsulent i merkatos - në Transfer Ëindoë Podcast, ka qenë vetë Koulibaly që ka informuar Napoli për dëshirën e tij për tu larguar nga Serie A që në janar. Pretendentët nuk mungojnë në Premier League. Vlerësimi aktual është shumë më i ulët nga vera: bëhet fjalë për 65 milionë euro që De Laurentiis do të donte ti kishte "cash", duke evituar këmbime teknike, edhe pse dëshira e presidentit të kaltër është ajo ta mbajë deri në qershor.

Manchester United e Arsenal janë dy shoqëritë e para tepër të kujdesshme ndaj situatës së krijuar, gati të ndërhyjnë në dritaren e dimrit për të sistemuar mbrojtjen, por është edhe Everton, me ardhjen në pankinë të Ancelotti, që mund të interesohet për senegalezin.

Të këshilluara

"Ajo tha... po": ylli i Nba propozon me sukses

“She said yes” (Ajo tha po). Me tre fjalë të thjeshta e një foto të publikuar në Instagram, Marco Belinelli, 33 vjec, ka njoftuar botën për martesën e ardhshme ...

18:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI