Flash

Lautaro tek Barcellona prishet nga Messi: numri 10 vendos veton

Lapsi.al 27 December 2019
Lautaro tek Barcellona prishet nga Messi: numri 10 vendos veton

Lionel Messi largon Lautaro Martinez nga Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur El Desmarque, "Pleshti" i ka bindur drejtuesit blaugrana të mos futen në lojë për "Toro", për të mos komplikuar pozicionin e mikut të tij të skuadrës, Luis Suarez. Një zbulim që nga njëra anë konfirmon rëndësinë e Messi edhe në zgjedhjet e merkatos së klubit katalanas e nga tjetra i jep një asist Inter, prej muajsh i impenjuar me stafin e Lautaro për rinovimin e kontratës.

Autori i 13 golave e 3 asist në këtë fillim sezoni, aktualisht "Toro" ka një klauzolë prej 100 milionë euro për tu liruar nga zikaltrit e në muajt e fundit agjentët e tij kanë patur kontakte me Manchester City e Real Madrid. Sondazhe që janë regjistruar edhe në aksin Milano-Barcellona, deri në momentin që ndërhyri Messi për të bllokuar gjithcka. Një ndërhyrje e ashpër për të bllokuar që në lindje një tratativë me stafin e Lautaro, duke shpëtuar në këtë mënyrë rolin e protagonistit tek Barça të Suarez. Për Martinez nuk ka hapësirë tek Barcellona. E ka vendosur "Pleshti".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI