Flash

Mourinho qan në transmetim direkt: ngordh qeni i portugezit

Lapsi.al 27 December 2019
Mourinho qan në transmetim direkt: ngordh qeni i portugezit

Mund të ishte një Boxing Day pozitive, mbyllur me një fitore me përmbysje të Tottenham ndaj Brighton. José Mourinho, në fakt, nuk e ka fshehur dhimbjen dhe është prezantuar në konferencë për shtyp dukshëm i prekur. Arsyen portugezi e ka shpjeguar vetë: "Qeni im ngordhi dhe qeni im bën pjesë në familjen time. Kështu që ishte një Krishtlindje e komplikuar, por duhet të ecim përpara". Mou, me lot në sy, i ka befasuar të gjithë duke shkaktuar reagim edhe në rrjetet sociale, ku portugezi ka marrë mesazhe të panumërt dashamirësie e ngushëllimi.

“Mourinho është gjithnjë i ndershëm kur intervistohet dhe ta shohësh dukshëm të ngashëryer për humbjen e qenit e bën të fitojë pikë vlerësimi sa më takon mua”, ka shkruar Peter Ross. E atij i shkojnë pas shumë tifozë të tjerë të Tottenham, por edhe skuadrave të tjera. Sepse një dhimbje, cilado qoftë, nuk ka skuadër. “Dikush ti japë një përqafim”, ka shkruar një tjetër. Që Mourinho është një profesionist i vërtetë, këtu askush nuk kishte dyshime, por tani Special One tregon një anë tjetër: atë njerëzore, me të gjitha dobësitë e njerëzve të zakonshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI