Flash

Vllaznia bën muskujt në ditë festash: kapiteni Lika “I pa kënaqur nga vetja”

Lapsi.al 27 December 2019
Vllaznia bën muskujt në ditë festash: kapiteni Lika “I pa

Vllaznia, në pritje të statit të minifazës përgatitore, i ka kushtuar vëmendje përgatitjes fizike, duke punuar në sallën e forcës. Lojtarët e Jonuz kërkojnë të mos humbin formën në pauzën e kampionatit, duke ndjerë përgjegjësinë që është në shpatullat e tyre, duke mbajtur fanellën e një klubi tradite.

Në një total të 17 javëve Vllaznia ka bërë gjëra, që në fillim të kampionatit nuk mendohej se mundej. Situata u zbeh disi me dy humbjet e fundit, kundër Kukësit në shtëpi e Partizanit në Selman Stërmasi, por megjithatë renditja e ngjeshur e lejon formacionin shkodran të shohë me optimizëm atë që është bërë në gjysmën e parë të kampionatit: “Meritonim më shumë, sidomos në ndeshjen e fundit me Partizanin – ka nisur shpjegimin Gilman Lika - , skuadra luajti një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam nga një episod. E megjithatë këtio gjëra në futboll ndodhin. Duhet parë gota gjysëm plot, sepse kemi bërë vërtetë gjëra të mira”.

32 vjecari ka shënuar 4 gola në 17 javë, duke tërhequr me eksperiencën e tij kuqeblutë, që fillimisht kanë krijuar bazat e pikëve për një kampionat të qetë dhe më pas mund të mendojnë për objektiva të rëndëishme. Lika ka treguar një formë të mirë dhe ka qenë një nga pikat kyce të teknikut Jonuz, por kapiteni prêt më shumë nga vetja: “Nuk jam edhe aq i kënaqur me veten – tha Lika – mund të kisha bërë më tepër, por detyra ime është të punoj sa më shumë dhe të jem i vlefshëm për skuadrën”.

Shkodranët janë në një pozitë të tillë në renditje sa pranë zonës europiane, aq edhe asaj të play-out, por për Liken, e ardhmja është pozitive. Kjo edhe për faktin se kuqeblutë janë në pritje të një merkato cilësore, për të zëvendësuar ata lojtarë që nuk kanë bindur në gjysëm e parë të sezonit: “Kampionati është i cuditshëm, me dy rezultate positive ose negative përmbysen renditjet – tha Lika – grupi është i mirë dhe me merkaton që ka në plan klubi mund të rivalizojmë për pjesën e sipërme të klasifikimit”.

Të këshilluara

"Ajo tha... po": ylli i Nba propozon me sukses

“She said yes” (Ajo tha po). Me tre fjalë të thjeshta e një foto të publikuar në Instagram, Marco Belinelli, 33 vjec, ka njoftuar botën për martesën e ardhshme ...

18:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI