Flash

Buxhet qesharak për Flamurtarin, por klubi nuk duhej liçensuar nga FSHF

Lapsi.al 28 December 2019
Buxhet qesharak për Flamurtarin, por klubi nuk duhej liçensuar nga

10 milionë lekë të vjetra buxhet për një klub është qesharake, madje duhet zbritur në nivele amatore për të gjetur e jo më të mendosh që i atribuohet një klubi si Flamurtari. E megjithatë ndodhi dhe vlonjatët nga fondi 140 milionësh panë ti shkojë pjesa e luanit… Orikut. Pakënaqësia dhe reagimi janë të kuptueshëm, por klubi kryesor i Vlorës nuk duhet ta kishte surprizë këtë ndarje. Të paktën prej një viti e gjysëm ka funksionuar kështu, me arsyetimin se Flamurtari e ka një administrator nga ku burojnë financimet për klubin, ndaj dhe pjesa e akorduar nga buxheti i Bashkisë është vetëm simbolike.

Vetëm se të zhytyr në borxhe për vlonjatët tani, ai fond do të ishte frymëmarrje dhe në këtë pikë, në emergjencë mbijetese, administratori Sinan Idrizi harroi që të ardhurat për klubin duhet të vijnë nga vetë ai, që prej 18 muajsh nuk depoziton asgjë, duke lënë lojtarët të papaguar, në procese gjyqësore e në rënie të lirë drejt Kategorisë së Parë. Pikërisht aty ku ndoshta duhet ta kishte nisur sezonin 2019-20, nëse një mbyllje syri e komisionit të licensimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do ti kishte lënë gjërat në një status quo false: është e vërtetë që do të kishte qenë një vendim i dhimbshëm, por do të ishte i drejtë dhe kampionati do të kishte një garë të plotë, e jot ë përfundonte me tetë skuadra në vend të dhjetë, sepse Luftëtari e Flamurtari nuk mund të konkuronin në gjendjen financiare në të cilën ndodheshin e ndodhen.

Kështu, gabimi është bërë që në lindje të sezonit, por tani jetim nga të gjithë e në mëshirë të realitetit Luftëtari pa buxhet e Flamurtari me një të tillë qesharak kapen pas një fije, që është e këputur në mes… aty ku miratohen buxhetet…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI