Flash

"Gjeni skuadër tjetër" mesazhi WhatsApp i Catania për lojtarët shpërthen tërbimin e tifozëve

Lapsi.al 28 December 2019
"Gjeni skuadër tjetër" mesazhi WhatsApp i Catania për

Për shkak të vështirësive ekonomike, klubi i Catania u ka komunikuar përmes WhatsApp lojtarëve më përfaqësues të skuadrës të kërkojnë një skuadër tjetër. Në total, për të reduktuar në mënyrë drastike pagesat, janë rreth dhjetë lojtarët në dalje nga skuadra që aktualisht është e impenjuar në grupin C të kampionatit të Serie C. Një vendim që, pas publikimit të letrës që i është dërguar lojtarëve, në qytet e rrjetet sociale ka shkaktuar polemika të mëdha dhe kundërshti.

"Të dashur djem, duke iu dërguar ju dhe familjeve tuaja urimet për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me hapjen e merkatos kemi detyrën ti shpjegojmë me qartësi panoramën ekonomike të shoqërisë sonë. Catania Spa për situatën që dihet mirë tashmë nuk mund ti bëjë ballë situatës ekonomike në gjendjen aktuale". Nis kështu letra e "urimit" dërguar nga Catania për lojtarët kuqeblu, në tentativë për të shitur të teseruarit, edhe me parametër zero. Një mesazh i qartë për të njoftuar reduktimin e paprecedentë të shpenzimeve. "Jeta e Catania është prioritare - shkruan klubi kuqeblu -. Kështu që na duket e drejtë të gjeni një skuadër tjetër që të përmbushë kërkesat tuaja teknike e ekonomike. Asnjë pretendim nuk do të ketë nga ne, në lidhje me skuadrat që do të bëjnë përpara. Të sigurtë në mirëkuptimin tuaj ju përshëndesim".

Kjo mënyrë e të funksionuarit ka bërë që tifozët të mos shkojnë më në stadium e të replikojnë me një letër të ashpër. "Nuk na interesojnë polemikat, nuk është momenti. Nëse ka ndonjë të interesuar për mrekullinë e të shpëtojë Catania ta bëjë tani, para 7 janarit. Të fshijë cdo lidhje teknike, para atyre ekonomike me Meridi e të na shpëtojë nga ky makth. Nuk është më punë ditësh. Vetëm orësh". E ndërkohë, shoqëria hesht.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI