Flash

Icardi: "Dua të lë gjurmë në historinë e PSG". Ndërkohë që tashmë e ka kaluar Ibrën

Lapsi.al 28 December 2019
Icardi: "Dua të lë gjurmë në historinë e

"Dua të lë gjurmë në historinë e PSG". Është një Mauro Icardi gjithnjë e më shumë i dashuruar me ngjyrat e ekipit të tij aktual: sulmuesi argjentinas, në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, flet për qëllimet dhe ambiciet e tij. Maurito u bë lojtari më i shpejtë në historinë e klubit që ka shënuar 10 gola, përpara Zlatan Ibrahimovic. "Është një krenari të lësh gjurmë në historinë e një skuadre si PSG. Mundohem që gjithmonë të jem i përgatitur dhe një mundësi për shokët e skuadrës me lëvizjet e mia, në mënyrë që ata të kenë mundësinë për të shërbyer një lojtar të lirë", shpjegoi ai.

Argjentinasi ish-i Interit theksoi se PSG ka "shumë lojtarë të cilësisë më të lartë. Ekipi shpesh ka posedimin e topit dhe unë, si sulmues i avancuar, përpiqem të filloj aksionin. Ekipet kundërshtare na presin shumë të mbyllura në zonë. Kjo është arsyeja pse unë i ndihmoj shokët e mi të skuadrës sa më shumë që të jetë e mundur me ose pa top, duke krijuar hapësira. Është një lojë në ekip".

Icardi më pas u kthye në përvojat e mëparshme. "Te Barcelona mësova shumë rreth aspektit taktik dhe teknik, sepse filozofia e lojës është shumë e fortë. Më ka ndihmuar të pwrshtatem dhe të kuptoj lojën në Itali. E gjithë kjo - shtoi ai - ka zhvilluar inteligjencën time të lojës në fushë" .

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI