Flash

Ideja e pazakontë e CR7: profesioni që do të bëjë pas largimit nga futbolli nuk është ai i trajnerit

Lapsi.al 28 December 2019
Ideja e pazakontë e CR7: profesioni që do të bëjë pas

Cristiano Ronaldo do të marrë për herë të 6 në karrierë Oscar të Globe Soccer Aëards në Dubai e pikërisht nga Emiratet ka zbuluar idenë e tij pasi ta mbyllë me futbollin. "Nuk kam patur kurrë një sezon të keq në jetën time, sepse kam shkuar gjithnjë të përballoj sfidat. Luaj gjithnjë me qëllimin për të fituar. Në momentin në të cilin trupi nuk do të më përgjigjet si duhet në fushë, atëherë është momenti të largohem. Shumë vite më parë, mosha ideale për ta lënë futbollin ishte 30 ose 32 vjec, tani sheh ende të luajnë 40 vjecarë", ka thënë juventini.

Portugezi duket se i ka idetë e qarta mbi cfarë do të bëjë sapo të largohet nga futbolli i luajtur. "Kur të largohem nga futbolli, do të doja të rinisja studimet. Dëshiroj shumë të studio, të kulturohem, sepse fatkeqësisht studimet që kam bërë nuk arrijnë ti japin përgjigje të gjitha pyetjeve që kam në kokë. Dicka që më tërheq është ajo të provoj të aktroj në një film", ka shprehur dëshirën portugezi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI