Flash

Tirana vendos zyrtarisht trajnerin e ri: rezultatet bënë zgjedhjen

Lapsi.al 28 December 2019
Tirana vendos zyrtarisht trajnerin e ri: rezultatet bënë zgjedhjen

Ishte në ajër, e kuptueshme madje, edhe pse duhej punë për të bindur Emanuel Egbo të ulej zyrtarisht në pankinën e Tiranës si trajner i parë. Por tani, pas tre fitoreve në po aq ndeshje, erdhi dhe vendimi zyrtar i klubit, që e bën Egbo trajner deri në fund të sezonit: "Egbo do të jetë trajneri në vazhdim i Tiranës deri në fund të sezonit", shkruhet në komunikatën e klubit bardheblu.

Nigeriani kishte refuzuar më parë të merrte përsipër detyrën, ndoshta sepse nuk ndjente mbështetjen e duhur të klubit tek ai. Fitorja në derbi, pastaj ato kundër Flamurtarit dhe në transfertën e Lacit, duke dhënë shenjat e një impakti pozitiv në dhomat e zhveshjes, ku lojtarët e panë si njëri prej tyre, kanë bërë që klubi të heqë dorë nga shpenzime të tepërta (një trajner i ri) dhe ti japë besim Egbo...

Tani nigeriani, bashkë me drejtuesit, duhet të ulen në tavolinë për merkaton e janarit, për të përforcuar ekipin në pikat e dobëta të shfaqura në gjysmën e parë të sezonit. E kjo duhet bërë sa më shpejt, që Egbo të ketë mundësinë të punojë me grupin e plotë në fazën përgatitore në Antalia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI