Flash

"E njoh Inzaghi më mirë se gruan time" Tare bën batutën e jetës për teknikun e Lazio

Lapsi.al 30 December 2019
"E njoh Inzaghi më mirë se gruan time" Tare bën

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka humbur garën në Dubai për Drejtorin më të mirë Sportiv të vitit, por jo sensing e humorit. Shqiptari ka folur për Corriere dello Sport, duke treguar objektivat e bardhekaltërve dhe besimin tek tekniku Inzaghi, përmes një batute: "Objektivi është të kualifikohemi në Champions League, është e parakoshme të flasim për tjetër gjë: do ta shohim 3-4 javë nga fundi. Tek Inzaghi nuk më befason asgjë, e njoh më mirë se gruan time e ai po kështu me mua: njihemi prej 15 vjetësh. Tani jemi në mes të rrugës duhet të ruajmë të njëjtin standard referues për të arritur objektivët tanë".

Igli Tare ka folur gjithashtu edhe për merkaton e janarit, pa i dhënë shumë shpresë tifozëve lacialë: "Në janar merkato nuk propozon raste të mëdha, kush ka më të mirët i mban për vete. Luis Alberto është i lumtur që është këtu, nëse do të ketë të reja për të komunikuar do ti mësoni".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI